Tarifa e shkollimit

Shkolla NYSS është themeluar nga OJQ jofitimprurëse STEM. Të gjitha të hyrat nga tarifat e shkollimit do të investohen në cilësinë e arsimimit dhe edukimit të nxënësve të shkollës NYSS.

Klasa VIKlasa X
Çmimi për nxënës me shtetësi të Kosovës€ 5,000€ 6,700
Bursa e shkollës NYSS *€ 1,000€ 2,000
Çmimi pas fitimit të bursës NYSS€ 4,000€ 4,700
Bursë ekonomike ^0 deri € 1,1000 deri € 1,500
Bursa të tjera ^^0 deri € 1,5000 deri € 2,000
Çmimi për nxënës ndërkombëtarë€ 5,500€ 7,500
* Të gjithë nxënësit që regjistrohen në vitin 2023, pasi të kalojnë testin e pranimit, do të përfitojnë bursën NYSS. Bursa do të vazhdojë vetëm nëse çdo vit nxënësi arrinë mesatare të lartë – GPA më të madhe se 3.0 nga 4.0 sa është më së shumti.
^ Bursa ekonomike përcaktohet nga të ardhurat financiare të familjës së nxënësit. Për bursë ekonomike mund të aplikojnë vetëm nxënësit që kanë të ardhura familjare vjetore më pak se 20 mijë euro neto.
^^ Shkolla NYSS do të sigurojë bursa nga donatorë të ndryshëm për nxënës me talente e dhunti që kanë të ardhura familjare vjetore më pak se 15 mijë euro neto.
MUNDËSITË E PAGESËS
PAGESA E PLOTË
Me rastin e pagesës së plotë, në momentin e nënshkrimit të kontratës, shkolla NYSS ofron zbritje 5% nga shuma e përgjithshme.
PAGESË DERI MË 12 KËSTE TË BARABARTA ME 0% INTERES
PAGESË ME 12 KËSTE: Pagesa e këstit të parë duhet të bëhet me rastin e nënshkrimit të kontratës. Pagesa e këstëve mujore duhet të bëhet në intervale mes datës 1 dhe 5 të muajit paraprak në emër të muajit vijues.
PAGESË ME 4 KËSTE: Pagesa e këstit të parë duhet të bëhet me rastin e nënshkrimit të kontratës. Pagesa e këstëve mujore duhet të bëhet në intervale mes datës 1 dhe 5 të muajit paraprak në emër të tre muajve vijues.
PAGESË ME 2 KËSTE: Pagesa e këstit të parë duhet të bëhet me rastin e nënshkrimit të kontratës. Pagesa e këstit të dytë bëhet në intervale mes datës 1 dhe 5 pas 6 muajsh.
Për regjistrimin e fëmijës së dytë (vëlla ose motër), shkolla NYSS ofron zbritje 20%. Për regjistrimin e fëmijës së tretë (vëlla ose motër), shkolla NYSS ofron zbritje 30%.

Na kontaktoni